12tetor 2015 – Kryeminsitri Edi Rama premton ndërtimin e një stadiumi të ri për kombëtaren shqiptare. Madje, sipas tij, në të do të vendoset një pllakë e artë me emrat e të gjithë lojtarëve kuq e zi.
“Një tjetër stadium i ri që do jetë shtëpia e madhe e kuqezinjve në kryeqytet dhe kryeqyteti i gjithë shqiptarëve. Ku do shkruhet në një pllakë të artë gjithë emrat tuaj. Kur nisëm ndërtimin e Elbasan Arena, e bënë se Shqipëria rrezikonte t’i luante në shpitë e fqinjëve ndeshjet”, tha Rama.
“E di që ca cinikë do thonë: “Populli s’ka bukë e ju merreni me sport dhe me stadiume’, a thua se sporti dhe stadiumi u hanë bukën këtyre mendje ngushtëve. Miku im Sali, tha atë natë, që u takuam para nijes suaj, mezi pres me fitu se kam qejf me të pa …E mor mik, gojët e shqepura që s’dinë çfarë është puna dhe mundimet, nuk qepen kurrë. Sot kryeministri i Italisë më çoi sms: Rroftë Shqipëria që hyri në finale e evropianit, tani ju presim në Evropën e politikës”, ishin fjalët e kryeministrit gjatë pritjes së kombëtares.
/portali DurresLajm/





