“Ventouris Ferries” rivjen sërish me surpriza ndaj të gjithë atyre që udhëtojnë me anijet e saj lundruese, duke bërë ofertën tunduese të radhës.
Kompania e lundrimit në linjën e trageteve Durrës-Bari dhe anasjellas, njofton se deri brenda datës 25 shtator 2018, sjell për udhëtarët çmime shumë më të ulëta sesa në ditë të zakonshme.
Çmimet fillojnë nga 30 € për person dhe 50 € për makinë. “Ventouris Ferries” thekson se duhet të keni parasysh që:
“Bli biletën tënde brenda datës 25/09/2018, për udhëtime nga data 01/10/2018 deri në datën 31/01/2019. Ofertë për vende të kufizuara”.





