Nënkryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku ka reaguar për prerjen e kumbullave dekorative “Pissardi” në rrugën “Egnatia” në qytetin bregdetar.
Përmes një postimi në Facebook, Boshku pyet se ku do të shkojnë këto pemë dhe pse do të zëvendësohen ato me palma, ndërsa e quan babëzi vetëm e vetëm për të vjedhur.
“Ne lagjen 3 të qytetit të Durrësit në këto momente po prehen pemët dekorative ngjyrë vishnje ( Kumbull Japoneze Dekorative ) disa vjeçare! Nuk arrij të kuptoj pse po priten edhe pse do të zëvëndësohen me palma? Ku do të shkojnë këto pemë? Kujt do t’ia bëjnë dhuratë? Kush e ka marrë tenderin për të “rivitalizuar zonën” edhe për të vendosur PALMA? Ç’farë është gjithë kjo babëzi vetëm e vetëm për të vjedhur!”, shkruan ai.





