Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme penale.

Në procedim është shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja E. M., 54 vjeçe, banuese në Durrës, e dyshuar për prerje të kundërligjshme të disa pishave në zonën e Golemit.

Procedim penal nisi edhe për shtetasen P. S., 60 vjeçe, banuese në Durrës, e dyshuar se ka fyer një 56-vjeçare.