Ndërsa PD do e dërgojë për shqyrtim e do kërkojë shpjegim në Këshillin Bashkiak për lejen ndërtimore të katër pallateve në Kodër Vilë, bashkia në anën tjetër deklaron se leja e ndërtimit është dhënë brenda parametrave dhe kritereve të caktuara.
Të ndodhur në këtë situatë, banorët e kësaj zone në tre pallate 13 katëshe, por edhe të shtëpive private prej ditësh po protestojnë për shkak se nisja e punimeve sipas tyre do të rrezikonte shembjen e shtëpive të tyre.
Banorët të grumbulluar para kantierit të firmës ndërtuese paralajmërojnë edhe grevë urie për të ndaluar punimet. Ndjekim banorët:
K.H.





