Presidenca ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama, i cili ka propozuar emrin e kreut të Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin.
Zëdhënësi Tedi Blushi shkruan në Facebook se Presidenti Meta do të bëjë dekretimin e Ahmetajt, si ministër shteti për Rindërtimin.
“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan zëdhënësi i Presidentit të Republikës.





