Presidenca i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili në një deklaratë për mediat tha se mazhoranca refuzon përpjekjen e Ilir Metës për të futur vendin në një spirale të rrezikshme.

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi Tedi Blushi, i drejtohet Ballës, duke i kërkuar të reflektojë dhe të thellohet deri të enjten.

“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, shkruan Blushi.