Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama, i cili në mesazhin e tij në Twitter e ka krahasuar kreun e shtetit me Haxhi Qamilin që sulmon ambasadorët.
Blushi e quan kreun e qeverisë të sëmurin e Surrelit, që i kujton ndërkombëtarët si frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin.
“I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!”, shkruan ai në Facebook.





