Rreth orës katër të mëngjesit është sulmuar me koktej molotovi objekti i Kuvendit të Kosovës, vend në të cilin gjendet edhe Presidenca. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vijon me hetimet. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës”, ka thënë Ahmeti.

Policia ende nuk ka të dyshuar se kush është autori i veprës, por janë duke punuar në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar.  

Mediet kanë shkruar se me koktej molotovi është sulmuar zyra e Arbër Vllahiut, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Atifete Jahjaga.