Zyra e presidentit Nishani përgënjeshtroi të gjitha lajmet “që përcillen si informacione me burim nga Presidenca për kohën dhe axhendën e takimit midis Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës”.

“Sqarojmë opinionin publik se nuk ka asnjë informacion të shpërndarë për median”, tha Presidenca.

“Presidenti i Republikës vijon kontaktet dhe çdo vendim do t’i bëhet me dije opinionit publik zyrtarisht dhe me transparencë”, përfundon njoftimi.

Kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të takohen në orët në vijim në një takim të ndërmjetësuar nga Nishani në përpjekje për të zgjidhur krizën politike që ka mbërthyer vendin.