Pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, ka reaguar zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi e cilëson kryeministrin buburrec, ndërsa thekon se ai duhet të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.

Po ashtu, Blushi shkruan se Meta po pret studion televizive ku do të përballet me Ramën dhe pse ky i fundit, sipas tij, ka frikë.

Reagimi:

Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.

Me Presidentin ti je vite dritë larg.

Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.

Këtë e di e gjithë bota!

Presidenti të ka ftuar në Përballje!

Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?!

Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitter-it?!

Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!

Ora e Përballjes po afron!

As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!