Presidenca do të ketë sot në mesditë një dalje për mediat. Burime zyrtare nga Presidenca bënë me dije se një konferencë shtypi do të mbahet në orën 12:00. Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i konferencës, por sigurisht që situata politike dhe komentet për krizën nuk mund të mungojnë.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama pritet të dalë para mediave pak më herët. “Nesër në orën 11.00 në Sallen e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët”, njoftoi dje Kryeministria.