TIRANE, 8 prill 2013– Betohen dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dhe zoti Gani Dizdari, të dekretuar nga Presidenti Nishani.
Pas leximit të formulës së betimit, nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Idrizi, në të cilën thuhet “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”, gjyqtarët Imeraj dhe Dizdari u betuan me dorën mbi Kushtetutë dhe para Presidentit Nishani, për të firmosur më pas dokumentin e betimit.
Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Nishani u uroi suksese në detyrën e lartë kushtetuese dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.





