Qendrat e votimit në ato që konsiderohen si zgjedhje vendimtare jo vetëm për Francën, por edhe për fatin e Europës ende nuk janë mbyllur e megjithatë parashikimet e para kanë filluar të publikohen.
4 janë pretendentët kryesorë për të pasur Fransua Holand në krye të Elizese, kandidati pro europian i qendrës Emanuel Macron, populistja e se djathtës ekstreme Marin Le Pen, konservatori Fransua Fillon dhe i majti euroskeptik Jean-Luc Melenshon.
Sondazhet sugjerojnë se gara është aq e ngushtë sa cilido prej tyre mund të shkoje në balotazhin e 7 Majit që do të vërë përballë 2 kandidatët me numrin më të lartë të votave.
Sipas një exit-poll-i jozyrtar të RTBF, shërbimi radioteleviziv publik belg, Macron rezulton të jetë në krye me 24 për qind të mbështetjeve, i ndjekur nga Le Pen me 22 për qind.
Fillon pozicionohet i treti me 20.5 për qind të mbështetjeve ndërsa Jean-Luc Melenchon rezulton në vend të katërt me 18 për qind. E megjithatë mediat franceze paralajmërojnë qe sondazhi te trajtohet me shume kujdes.
Ministria e Brendshme njoftoi se pjesëmarrja deri në orën 17:00 të pasdites ishte 69.42 për qind, pak më e ulet se sa në zgjedhjet e 2012-tës.
Një prej qendrave të sondazhit, IFOP, parashikon se pjesëmarrja përfundimtare do të jetë rreth 80%, një shifër e lartë kjo, por jo një rekord absolut.
Presidencialet në Francë; Macron e Le Pen në balotazh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





