Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është nisur ditën e sotme për në Sofje të Bullgarisë, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që bashkëorganizohet nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II.

Raportohet se Begaj do të mbajë një fjalim në këtë forum, i cili do të zhvillohet midis liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve që janë pjesë e “Procesit të Aqaba”.

Në këtë samit fokus do të jetë çëshja e sigurisë në Ballkan, për të cilën dhe Kreu i Shtetit do të diskutojë.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj, janë edhe takimet e veçanta me homologë të tij.