DURRËS, 18 dhjetor 2013 – Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev ka pritur në një takim kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit të kryesuar prej tij. Rama përshëndeti organizimin e shkëlqyer të ceremonisë së nënshkrimit të vendimit përfundimtar të investimeve në “Shah Deniz 2” Kryeministri shqiptar vuri në dukje rëndësinë e projektit për sa i përket zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit midis Azerbajxhanit dhe vendeve të Ballkanit, njofton agjencia zyrtare e lajmeve e Azerbajxhanit “AzerTAc”. Ata diskutuan gjithashtu për zgjerimin e lidhjeve të ndërsjella midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në drejtime të ndryshme, veçanërisht në dhe energjetikë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






