Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që lidhen me drejtimin dhe gradatnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Me Dekret nr. 25, datë 16.01.2026, Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Ndërkohë, me Dekret nr. 26, datë 16.01.2026, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës firmosi edhe dhënien e gradave madhore për tre drejtues të lartë të Forcave të Armatosura:

Me Dekret nr. 27, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9, në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Me Dekret nr. 28, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7, në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Me Dekret nr. 29, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit në Forcën Ajrore.

Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë.