Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka shprehur solidaritet ndaj homologes sllovene Natasha Musar për përmbytjet katastrofike.

Me anë të një postimi në Twitter, Begaj është shprehur se në këtë kohë të vështirë lutjet janë më popullin e Sllovenisë dhe i uron rimëkëmbje të shpejtë.

“Shpreh solidaritetin tim ndaj Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë të prekur nga përmbytjet katastrofike. Lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Shpresojmë për një rimëkëmbje të shpejtë.”- shkruan Begaj.