Presidenti i Republikes, Bajram Begaj ka dekretuar ndryshime në kabinetin Rama 3.
Me dekret Begaj ka miratuar shkarkimin e Elva Margaritit nga Ministria e Kulturës dhe Ervin Metes nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Ndërkohë që më një dekret tjetër, Begaj ka miratuar emrin e Blendi Gonxhes, në postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Po ashtu, Ervin Mete është emëruar sërish si Ministër i Financave.
Njoftimi:
Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.