Presidenti Bajram Begaj ka miratuar në heshtje ligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor gjithashtu edhe ligjin që i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet, me kusht që të marrin diplomat.
Kujtojmë se afati 20-ditor për dekretimin e ligjeve, skadoi një ditë më parë. Ndonëse Presidenti i priti edhe në një takim studentët e mjekësisë, zgjodhi të mos e kthente ligjin për rishqyrtim, por e kaloi atë në heshtje.