Në 100-vjetorin e krijimit të Urdhrit të Skënderbeut, Presidenti Bajram Begaj nderoi 22 personalitete nga fusha të ndryshme, ku ndër ta u përfshi edhe shkencëtari durrsak Edor Kabashi.
Në ceremoni, Kryeministri Edi Rama dorëzoi medaljet për 100-vjetorin e urdhrit familjarëve të studiuesve të ndjerë Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku, ndërsa Presidenti Begaj i akordoi ish-Presidentit Alfred Moisiu Yllin e Madh të Urdhrit Suprem të Shqiponjës.
“Ylli i Madh” – Urdhri Suprem i Shqiponjës
Alfred Moisiu (ish-president), Besim Elezi (kirurg), Seit Mansaku (gjuhëtar), Abaz Hoxha,
“Oficer i Madh” – Urdhri Suprem i Shqiponjës
Aurel Plasari (studiues), Mateo Mandala (studiues), Pëllumb Xhufi (historian), Francesco Altimari (albanolog arbëresh), Ernesto Madeo (kryetar i komunës Shën Mitri, Kalabri – Itali), Mimoza Dhëmbi.
“Ylli i Madh” – Urdhri i Lisit Akademik
Ismet Elezi (jurist, “babai” i Kodit Penal të Shqipërisë).
“Komandar”
Shpresa Gjongecaj (arkeologe), Zyber Dushku (ushtarak), Etleva Domi (akademike), Fioralba Cakoni (matematikane).
“Kalorës” – Urdhri i Skënderbeut
Igli Tare (sportist dhe trajner), Ajet Jata (kolonel), Adriana Hysenaj.
“Kalorës” – Urdhri i Lisit Akademik
Gjovalin Bicaj (mësues), Edor Kabashi, Kastriot Aliko, Liljana Luani.
–Kush është Dr. Edor Kabashi?
Dr. Kabashi ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në Durrës. Në vitin 1995 shkoi për studime në SHBA, ku u nderua me çmimin e Presidentit Bill Clinton si një nga studentët më të mirë. Pas emigrimit në Kanada në vitin 1998, studioi në McGill University, ku u diplomua në biologji dhe më pas mori titullin “doktor shkencash” në neurologji e neurokirurgji në vitin 2006.
Ka fituar disa çmime të rëndësishme në karrierën e tij, si “Brain Star” (2008, 2011), “ENCALS Young Investigators Award” (2015) dhe çmimin ndërkombëtar të Institutit “Paulo Gontijo” në vitin 2016 për kërkimet mbi sëmundjen ALS.
Prej vitit 2011, ai drejton grupin kërkimor për sëmundjet neurodegjenerative në Institutin Imagine në Paris. Ai mbetet i përkushtuar që përvojën dhe njohuritë e tij t’i vërë në funksion edhe të kërkimit shkencor në Shqipëri.





