Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Artur Zheji.
Kreu i shtetit u shpreh se Zheji ishte një nga zërat më të rëndësishëm, aktiv dhe me ndikim në debatin publik shqiptar.
Ai vlerësoi kontributin e Zhejit si një figurë e moderuar dhe e angazhuar në jetën mediatike dhe intelektuale të vendit. Presidenti Begaj u dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë komunitetit të medias.
Postimi i presidentit Bajram Begaj:
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.





