Sot, në Ditën Botërore të Librit, Presidenti Bajram Begaj, ndau në profilin e tij zyrtar në Facebook një takim me bukinistin e qytetit të Elbasanit, zotin Ndriçim Ziu.
Prej vitesh, 66-vjeçari Ziu lexon çdo libër që i vjen në dorë, përpara se ta shesë atë.
Presidenti Begaj përcolli këtë histori frymëzuese për të nxitur leximin e librit shqip, një iniciativë e tij, e ndërmarrë që në fillim të mandatit.
“Me bukinistin e qytetit të Elbasanit, që ka lexuar çdo libër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse. Vendosa të ndaj këtë postim sot për të nderuar fisnikërinë e të lexuarit”, shprehet Presidenti i Republikës.