Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takim kryetarin e ri të  Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran.

Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-s ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen së një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Kujtojmë se diplomati francez, Michel Tarran, ka marrë detyrën si Kryetar i ri i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, në muajin maj të këtij viti.

Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur. Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, u shpreh ai.

Ai ka zëvendësuar Clarisse Pasztory, e cila mbante përkohësisht detyrën e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory.