Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sot 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se Kosova është më e fortë dhe me institucione demokratike të konsoliduara.
Presidenti Begaj thotë se përulet me mirënjohje për ata që sollën lirinë e Kosovës.
Po ashtu, ai shpreh mirënjohje edhe për partneret strategjik, SHBA për mbështetjen që i dhanë sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë”, shkruan Kreu i Shtetit shqiptar.
Postimi i plotë:
Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë,
me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.
Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!
Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë!





