Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj teksa po zhvillon një vizitë në Kosovë, ka marrë titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se bashkë me presidentin Begaj, kanë nderuar të rënët për liri.
“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”. Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri”, shkruan Haradinaj në Facebook.