Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvillon sot një vizitë në Manastir.
Presidenti Begaj merr pjesë në aktivitetet me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Amtare. Gjithashtu Presidenti Begaj do kryejë një vizitë në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për kremtimin e 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Presidenti Begaj do të takohet me shqiptarët e Manastirit si dhe me personalitete të jetës publike dhe politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.