Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka emëruar bashkëshorten e tij, Mehriban Aliyeva, për zëvendëspresidente të parë të këtij vendi.
Urdhri presidencial për këtë emërim është postuar sot në faqen në internet të presidencës së Azerbajxhanit.
Alyiev është president i këtij vendi të pasur me naftë prej tetorit të vitit 2003, kur ai e trashëgoi zyrën nga babai i tij i sëmurë, Heydar Aliyev, i cili fuqishëm e ka sunduar në këtë vend prej vitit 1993.
Dy muaj pasi djali i tij Ilham u bë president, Heydar Aliyev vdiq.
Ilham Aliyev është akuzuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore, për persekutim të politikanëve opozitarë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova, i ka kaluar 17 muaj në burg në periudhën 2015-2016, lidhur me akuza për krime financiare, që ajo dhe mbështetësit e saj thonë se ishte hakmarrje e qeverisë për raportimin e saj për korrupsion të dyshuar ku ishin të invovluar presidenti Aliyev dhe të afërmit e tij./AA