Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shpresonte se bashkimi me udhëtarët e mëngjesit do ta ndihmonte për zgjedhjet e majit por ky plan nuk shkoi siç e kishte menduar.

Bashkë me disa udhëtarët e tjerë, presidenti mbeti i bllokuar në tren për katër orë, ndërkohë që udhëtimi duhet të përfundonte për 45 minuta. "Është e papranueshme," tha Ramaphosa pasi treni arriti destinacionin e vet.

Ai tha se Agjencia e hekurudhës së pasagjerëve të Afrikës së Jugut (Prasa), duhej të punonte menjëherë për të përmirësuar situatën.

Vonesat e trenave janë një zhgënjim i përditshëm për miliona përdorues të hekurudhave të Afrikës së Jugut dhe disa kanë humbur vendet e punës për shkak të ardhjes me vonesë në punë.