TIRANË,11 shtator 2013- -Presidenti i Republikës ka dekretuar qeverinë e re. 
Dekreti vjen një ditë pasi kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi Edi Ramën si kryeministër duke e ngarkuar të krijojë qeverinë e re. 
Po një ditë më parë, pas dekretimit të Ramës kryeministër, në Presidencë u dërgua edhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar.
Dhe Kreu i Shtetit nuk vonoi dhe sot publikoi në faqen e Presidencës në web, dekretin ku kërkohet hyrja në fuqi menjëherë e këtij dekreti.
D E K R E T
PËR 
EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE 
Në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, 
D e k r e t o j 
Neni 1 
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje: 
1. Zoti Edi Rama, Kryeministër 
2. Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër 
3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme 
4. Zonja Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes 
5. Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme 
6. Zonja Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian 
7. Zoti Shkëlqim Cani, Ministër i Financave 
8. Zoti Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës 
9. Zonja Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit 
10. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes 
11. Zonja Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit 
12. Zoti Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë 
13. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës 
14. Zoti Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 
15. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë 
16. Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave 
17. Zoti Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë 
18. Zoti Lefter Koka, Ministër i Mjedisit 
19. Zonja Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike 
20. Zoti Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore 
21. Zoti Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin 

Neni 2 
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. 
Nr. Dekretit 8304 
Tiranë, më 11 shtator 2013 
PRESIDENTI I REPUBLIKËS 
BUJAR NISHANI