TIRANE, 19 mars 2013-Presidenti i Republikës ka dekretuar sot ligjin për licencën e Lotarisë Kombëtare.
Dekretimi i marrëveshjes së licencës nga ana e Presidentit, shënoi aktin e fundit formal në rrugën ligjore mbi lojërat e lotarisë.
Kështu duke filluar nga muaji Prill 2013, “Lotaria Kombëtare” sh.p.k., do të ofrojë për të gjithë personat në moshë madhore, mundësinë për të marrë pjesë në lojërat tërheqëse të lotarisë, të cilat do të mund t’i gjeni në pikat tona të shitjes në mbarë vendin.
Rreth Grupit “Casinos Austria/Austrian Lotteries”
Grupi “Casinos Austria/Austrian Lotteries” është grup ndërkombëtar i akredituar i lojërave të fatit, që operon në këtë fushë me përgjegjshmëri të lartë, bazuar në parimet: integritet, besueshmëri dhe siguri.
Me eksperiencën e saj 26-vjeçare në fushën e lotarive, fuqia e risive dhe fokusi në interesin dhe pritshmëritë e konsumatorit, Grupi “Casinos Austria/Austrian Lotteries” jo vetëm që gjeneron të ardhura optimale edhe për tatimet, por, ajo kombinon përgjegjësitë rregullatore me përkushtimin e korporatës dhe mbështet institucione e projekte që paraqesin interes publik.
Në vitin 2011, Grupi i Casinos Austria/Austrian Lotteries numëronte 5,403 punonjës në 20 shtete, duke operuar në të pestë kontinentet dhe duke siguruar shitje me vlerë 3.471 miliardë Euro.