Francë, 2 prill 2014 – Presidenti francez, Francois Hollande rikthen në skenën politike dhe atë qeverisëse ish-partneren e tij, Segolene Royal, e cila mori në kabinetin e riformatuar pas zgjedhjeve lokale, postin e ministres së Mjedisit dhe Energjisë. Gjithashtu, në kabinet ka hyrë edhe aleati i ngushtë i Hollande, Michel Sapin në detyrën e ministrit të Financave. Ndryshimet në Qeveri pasuan një rezultat të dobët në zgjedhjet lokale të së dielës, ku socialistët dorëzuan mjaft njësi vendore në duart e opozitës konservatore dhe tek e djathta ekstreme.
Diskutimet mes Hollande dhe të sapocaktuarit në detyrën e kryeministrit Manuel Valls sollën edhe njoftimin zyrtar të kabinetit nga Pallatit i Elizesë. Royal, e cila ka katër fëmijë me Hollande kishte dalë kundër tij në nominimet brenda partisë për presidencialet e 2007, por pa sukses.
Të gjelbrit, partnerët e vegjël të koalicionit refuzuan të marrin pjesë në qeverinë e Valls, në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të tij konservatore mbi emigracionin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





