Francë, 14 mars 2014 – Sipas revistës Closer, e cila qe e para që bëri publike lidhjen sekrete mes presidentit francez Francua Hollande dhe aktores Julie Gayet, çifti duket se po shkon drejt ndarjes. Closer raporton se të hënën e kaluar çifti pritej të ishte i pranishëm në premierën e filmit të fundit të Alain Resnais, në një kinema në Champs-Elysees. Gjithçka dukej se po shkonte më së miri. Julie Gayet ishte kthyer atë mëngjes nga Nju Jorku, ku kishte marrë pjesë në një prezantim të kinemasë franceze.
Por për habinë e fotografëve, Hollande atë natë erdhi i vetëm dhe në fytyrë dukej mjaft i qeshur dhe i relaksuar. Në përfundim u rikthye në Elize duke mos i dedikuar kështu një mbrëmje të dashurës së saj, Julie. Në këtë rast paparacët mbetën të zhgënjyer. Sipas Closer, Hollande ka rinisur kontaktet me Valerie Triereweiler me të cilën mesa duket nuk do t’i shkëpusë lidhjet. Nga ana tjetër mesa duket Hollande po shijon lirinë e tij. Duke u larguar nga Julie Gayet…
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





