Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë me dije nga presidenca franceze, ku kanë njoftuar se Macron është izoluar dhe po merr shërbimet e nevojshme mjekësore.

Bëhet me dije se presidenti do të vijojë me punën nga shtëpia përgjatë ditëve të izolimit.

Franca këtë javë vendosi një shtetrrethim gjatë natës për të ndihmuar në parandalimin e parhapjes së pandemisë.

Në Francë deri më tani 59,361 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm, i të infektuarve ka shkuar në 2,409,062.