Presidenti i Gjermanisë ka shpërndarë Parlamentin duke i hapur rrugë kështu mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Data e zgjedhjeve është caktuar më 23 shkurt. 

“Kam vendosur të shpërndaj Bundestagun për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt”, tha Presidenti Steinmeier. 

Vendimi i tij erdhi pas kancelari Olaf Scholz humbi votëbesimin në Parlament më 16 Dhjetor.  

Pas këtij momenti, Presidenti Steinmeier pati kërkesë për të shpërndarë Parlamentin në funksion të stabilitetit politik. 

Scholz do të drejtojë qeverinë e përkohshme derisa të formohet një e re. 

Konservatorët mbajnë një epërsi të rehatshme prej më shumë se 10 pikësh ndaj Social Demokratëve (SPD) në shumicën e sondazheve. Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) është pak përpara SPD-së, ndërsa të Gjelbërit, një partner koalicioni, janë në vendin e katërt.