Partizani dhe Teuta luajtën në javën e 12 të Superiores ku ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Megjithatë ishte shumë interesante ajo që ndodhi përpara këtij takimi. Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu i ka dhënë kolegut të tij, Gaz Demit, një dhuratë simbolike.

Ishte fanella e Partizanit ku shkruhej Gaz Demi 500 që simbolizon 500 ndeshjet e Gaz Demit në krye të Partizanit. Më poshtë reagimi i Partizanit.

“Kreu i klubit të kuq Gazment Demi ka arritur plot 500 ndeshje nê krye të ekipit legjendë. Bluza simbolike me nr 500 i është dhuruar përpara takimit Partizani – Teuta nga Edmond Hasanbelliu kolegu dhe presidenti më jetëgjatë i kategorisë superiore brenda ambjenteve të restorantit të hotelit të klubit të kuq që ka disa javë që ka hapur dyert dhe ka nisur funksionimin e plotë…”.