4 shkurt 2015 –  Gjykatësi Pablo Ruz i Gjykatës Kombëtare në Spanjë ka vendosur ta akuzojë presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu për evazion fiskal në kuadër të hetimeve për cështjen "Neymar". Numri një i klubit katalanas do të merret në pyetje më 13 shkurt, dhe nëse gjykatësi Ruz do të dalë në konkluzionin se Bartomeu ka kryer krim fiskal, do ta konisderojë ta pandehur, pavarësisht se ish presidenti Sandro Rosell dhe babai i Naymer janë shprehur se Bartomeu nuk ka asnjë lidhje me këtë cështje dhe se e ka hedhur firmën në kontratën e futbollistit brazilian vetëm si zyrtar i klubit. Presidenti katalanas mendohet se ka mashtruar autoritetet fiskale duke u shkaktuar një dëm prej 2.8 milionë Eurosh.

Kjo akuzë bazohet në raportin e Agjencisë Tatimore, ku thuhet se Barcelona duhet të paguante 2.6 milionë Euro taksa për një kontratë të firmosur në 2011 me yllin brazilian, 234 mijë Euro për të drejtat e imazhit si dhe 11.700 Euro nga shuma që do të përfitonte menaxheri i futbollistit, në rastin konkret i ati i Neymar. Nëse gjykatësi Ruz do të ngrejë një akuzë ndaj tij, Bartomeu ka siguruar se nuk do të japë dorëheqjen sikurse veproi muaj më parë Sandro Rossell. 51-vjecari është një ndër kandidatët kryesorë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen verën e ardhshme, ndaj kjo situatë mund të shfrytëzohet nga rivalët e tij, që kërkojnë ka rrëzojnë nga posti i presidentit të cilin e mban që pas dorëheqjes së Sandro Rossell.