Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka deklaruar të enjten në mbrëmje se ai nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit, duke shprehur skepticizëm ndaj programeve të vaksinimit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Bolsonaro shprehet se “Po ju them qartë, unë nuk do e marr një vaksinë. Është e drejta ime”.
Aktualisht Brazili është një ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia me mbi 170 mijë viktima dhe deklarata të tilla nuk i bëjnë mirë askujt.
Bolsonaro shpesh herë është kritikuar për mënyrën sesi ai e ka menaxhuar pandeminë dhe në disa raste është përpjekur të nënvlerësojë dhe rrezikun e saj. Në mes të korrikut ai u infektua me koronavirus dhe u shfaq në publik duke promovuar hidroksiklorokinën, një medikament që studimet tregojnë se nuk ka shumë efekt ndaj Covid-19.