26 nëntor 2015 – Pas kualifikimit historik të Kombëtares së Shqipërisë në Europianin e Francë 2016, ka ardhur edhe një deklaratë shokuese. Pas asaj fitoreje 0-3 në Yerevan që siguroi nje biletë për në Europian për kuqezinjtë, vjen edhe deklarata e fortë e presidentit të Federatës Armene të Futbollit, i cili shprehet se disa nga lojtarët e Armenisë kanë lënë lojën me qëllim ndaj Shqipërisë.
Ja çfarë tha Ruben Hayreytan: “Sigurisht unë nuk përfshij të gjithë lojtarët në këtë akuzë, por futbolli është një lojë kolektive dhe kjo gjë duhet të zgjidhet urgjentisht. Nisma ime pas marrjes së presidencës së Federatës së Futbollit ka qenë pastrimi i Kombëtares armene nga kjo sëmundje, por që për fatin e keq u rikthye sërisht. Disa lojtarët nuk luajtën sa duhet dhe u pa qartë që nuk donin të luanin në ndeshjen përballë Shqipërisë. Nuk e di se kush nga ata ka qenë që e ka bërë këtë gjë, por do t’a zbuloj shumë shpejt”, ishin fjalët e presidentit të Federatës Armene të Futbollit.
/portali DurresLajm/