Brazil, 13 shtator 2014 –  Thonë se dashuria nuk njeh moshë, por ky çift duket se ka thyer çdo rekord. Diferenca e moshës mes presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Marco Polo del Nero (73), dhe të dashurës së tij të re, Katherine Fontenele (23), është plot 50 vjet.

Lajmi konfirmohet nga mediat braziliane sipas së cilave, bukuroshja e PlayBoy, e cila më parë ka patur një lidhje edhe me Ronaldinhon, ka shoqëruar të dashurin e saj gjatë udhëtimit më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Katherine ka firmosur në fundmi një kontratë me televizionin e Federacion Paulista de Futbol (FPF), e cila skadon në vitin 2015 atëherë kur mbaron edhe mandati i del Neros. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/