Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli është nderuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit".
Dekorata i është dorëzuar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kodheli në "Facebook", ku falënderon Macron për nderimin, si dhe të gjithë ata që bënë të mundur marrjen e këtij titulli.
"Falenderoj Presidentin E. MACRON që më nderoi me titullin e lartë të Republikës së Francës, "Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit". I jam mirënjohëse të gjithë atyre që bënë të mundur marrjen e këtij titulli. Faleminderit kujtdo që ka kontribuar sado pak në bërjen të mundur të këtij nderimi", shkruan Kodheli.
Ish-ministrja e Mbrojtjes thotë se këtë titull ia dedikon mamasë në 80-vjetorin e saj!





