16 nëntor 2014 –  Presidenti i klubit nga Ankaraja,Genclerbirligi, Ilhan Cavcav, ka tronditur opinionin publik në Turqi me vendimin e fundit që ka marrë: futbollistët e kanë të ndaluar të mbajnë mjekër dhe kush nuk e respekton gjobitet me 13,500 euro. "Këtu të gjithë duhen të jetë shembull. Çfarë po ndodh me futbollin turk? Jemi në futboll apo në shkollë për imamë?”, shkruan portali turk "Fanatik".

"Futbollistët duhet të jenë shembull për të rinjtë", vijoi Cavcav. Nga ky rregull nuk përjashtohen as futbollistët që janë të besimit mysliman.