Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha se Irani do të respektojë armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me kusht që edhe Izraeli t’i përmbahet kushteve të tij.
“Nëse regjimi sionist nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”, tha Pezeshkian gjatë një bisede telefonike me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim, sipas faqes së internetit të presidencës.
Trump tha sot se Izraeli ka rënë dakord të mos e sulmojë Iranin. Kjo deklaratë erdhi pas një mëngjesi tensionesh të larta dhe vërejtjesh kritike drejtuar të dy kombeve, ndërsa armëpushimi i ndërmjetësuar prej tij dukej se po bëhej i brishtë.





