TIRANE, 5 qershor 2013 – Presidenti italian Giorgio Napolitano dekoron ish-ambasadorin e Shqipërisë në Itali, Llesh Kola.

Zyra e shtypit e MPJ-së bën të ditur se ceremonia u zhvillua dy ditë më parë në rezidencën e Ambasadorit Italian në Tiranë.

Ambasadori Massimo Gaiani i dorëzoi ish-Ambasadorit të vendit tonë në Itali, Llesh Kola medaljen e lartë “Grande Ufficiale Ordine al Merito della Repubblica Italiana”, që Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano me propozim të Kryeministrit Mario Monti, i ka akorduar për kontributin e vyer që ka dhënë në realitetin e shkëlqyer të marrëdhënieve dy-palëshe, gjatë misionit të tij në Itali.