Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të martë në një seancë të posaçme, ku i pranishëm ishte Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Në një fjalim të mbajtur Sobotka tha se Austria e mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian ndërsa theksoi se Shqipëria është pjesë e Europës dhe duhet të shkojë sa më shpejt drejt Europës.
Sipas Sobotkës integrimi është një angazhim i Europës, por sigurisht edhe një angazhim i Shqipërisë.
“Unë ju garantoj që Austria jo vetëm nuk do kapet fort pas kësaj rruge, por sigurisht që do mundohet edhe ta përshpejtojë këtë gjë. Para 1 jave, ministri i Jashtëm i vuri zë një iniciative që quhet “Friends of the Western Balkans” dhe mori miratimin e disa vendeve miqësore si Italia, Çekia, Sllovakia, Greqia dhe Kroacia, janë bërë bashkë për të çuar zërin e tyre dhe për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të vendeve ballkanike. Jam shumë i lumtur që edhe Procesi i Berlinit, samiti, i cili do të zhvillohet në Tiranë, në Tetor është një sinjal i qartë i rrugës që ka zgjedhur tani Shqipëria dhe që Shqipëria është pjesë e Europës dhe duhet të shkojë sa më shpejt drejt Europës. Është një angazhim i Europës, por sigurisht edhe një angazhim i Shqipërisë. Dhe unë mendoj që në këtë kuadër duhet të ecim shpejt dhe është e qartë që veçanërisht në kohët e sotme, të një politike, shumë të pasigurt botërore pas luftës në Ukrainë, është e qartë se fokusi i BE-së ka lëvizur dhe është spostuar drejt Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Sigurisht i kam vizituar këto vende. Patjetër që i mbështesim këto vende, por kjo nuk do të thotë që duhet të harrojmë Ballkanin. Përkundrazi ne na duhet përpjekje akoma edhe më e madhe që ta çojmë këtë proces përpara. Ne do bëjmë gjithçka që t’ju mbështesim edhe në procesin screening”, tha Sobotka.