Presidenti i klubit të Novarës, Mauricio Rulo, është prekur nga koronavirusi.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi italian. Rulo kishte pasur një udhëtim në Gjermani, ndërsa kur është kthyer iu nënshtruar kujdesi mjekësor në një spital në Lombardi.
Ndërkohë, për zonat e “prekura” qeveria italiane ka vendosur karantinën duke mos i lejuar që të lëvizin për shkak të rrezikut të lartë të përhapjes së koronavirusit.
Nga dekreti i firmosur janë prekur rreth 16 milion njerëz që tashmë duhet të qëndrojnë në vetë-karantinë. Ndërkohë në Itali koronavirusi ka shkaktuar 233 të vdekur dhe 5061 të prekur.





