Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktuar nga pakujdesia, një aksident apo ndërhyrje e mundshme e jashtme.

Aoun u tha mediave lokale se “shkaku nuk është përcaktuar ende”, raporton Aljazeera.

“Ekziston mundësia e ndërhyrjes së jashtme me një raketë, bombë ose një akt tjetër”.

Ai tha se hetimi i shpërthimit në depo, ku ndodhej materiali shumë eksploziv, po zhvillohet në tre nivele.

“Së pari, si hyri dhe u ruajt materiali eksploziv…së dyti, nëse shpërthimi ishte rezultat i pakujdesisë apo një aksident…dhe së treti, mundësia që të kishte ndikime të jashtme.”

Autoritetet shtetërore kanë konfirmuar se deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 150 persona dhe janë lënduar mbi pesë mijë persona.