Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, refuzon të nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Në deklaratën e tij, Ivanov thotë se detyrat i kryen brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë. 

Në njoftimin e Presidencës numërohen 5 arsye pse presidenti Ivanov refuzon ta nënshkruaj ratifikimin e Ligjit për Marrëveshjen me Greqinë.

Vendimin e solla për shkak të arsyeve në vijim:

1. Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje. Një ngga shtyllave të politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.

2. Marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.

3. Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.

4. ligji për ratifikim të Marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, nenin 118 dhe nenun 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

5. Marrëveshja e bie Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.

Më 17 qershor kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, nënshkruan Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.

Ndërsa Ivanov vendosi të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë, ajo rikthehet përsëri në Kuvend, ku duhet sërish të votohet nga shumica absolute e deputetëve, ndërsa më pas presidenti është i detyruar ta nënshkruajë.