7 gusht 2015 – Presidenti i Maqedonisë George Ivanov ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të përballuar këto ditë të nxehta vere.
Mësohet se Ivanov ka shkuar në plazhin e bukur të Jalit në jug të vendit, për të pushuar së bashku me familjen e tij. Ai është parë nga pushuesit në një hotel dhe në bregdet duke notuar në ujërat e jonit.
Ivanov do të qëndrojë një javë dhe më pas do t’i drejtohet sërish Shkupit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/