7nentor 2015 – Aurelio De Laurentiis ka qenë i papërmbajtshëm. Pasi ka sulmuar Federatën Italiane të Futbollit (“Nuk shërbven për asgjë”), presidenti i Napoli, nuk është kursyer as ndaj Andrea Pirlos. “Është shembulli i një lojtari që nuk ka dinjitet, duke parë se gjatë gjithë karrierës së tij është këmbyer nga skuadrat që luftojnë për titullin”, ka thënë numri një i “axurrëve”, duke drejtuar gishtin ndaj ish-mesfushorit të Juves, i cili po përflitet për një transferim tek Interi. Në vazhdim, De Laurentis, ka kritikuar dhe futbollin italian dhe formulën e kampionatit aktual.“Seria A duhet të jetë me 16 skuadra.

I duhet thënë mjaft atyre ekipeve që ngjiten për një vit dhe më pas zhduken vetëm për të marrë paratë e të drejtave televizive”, ka shtuar napolitani. “Më pas na duhen garanci për të shmangur raste si ai i Parmës. Ka qenë një rezultat i shumë kompromiseve të gabuara të bëra gjatë viteve. Duhet filluar gjithçka nga e para. Federata e Futbollit nuk shërben për asgjë”, ka përfunduar De Laurentiis, humori i të cilit duket se nuk është ëmbëlsuar aspak nga kualifikimi i Napolit në raundin pasardhës të Europa League.

/portali DurresLajm/